Telegrafi

Shtohet numri i skuadrave që e duan Upamecanon

Dayot Upamecano është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

Qendërmbrojtësi francez po shkëlqen në dy vitet e fundit në Bundesliga me fanellën e RB Leipzig.

21-vjeçari ka rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe tani vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Barcelona, Arsenal, Milan, PSG e Tottenham Hotspur prej kohësh janë duke e ndjekur francezin.

Por së fundmi garës i janë shtuar edhe dy gjigantët evropian, Chelsea dhe Bayern Munich.

Dayot Upamecano. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Chelsea e sheh francezin si zëvendësim për Kurt Zouman që pritet të largohet në verë.

Në anën tjetër kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich janë duke e ndjekur që dy vite lojtarin dhe duan ta transferojnë në Allianz Arena.

Gjithsesi RB Leipzig nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli i tyre dhe synon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/