Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaerit në sezonin e ri 2021/22 pritet t’i ketë së paku tri ndryshime nga sezoni i fundit.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Solksjaer janë të interesuar ta përforcojnë skuadrën këtë verë, pasi duan të luftojnë për çdo trofe.
Djajtë e Kuq kanë konfirmuar tashmë transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi për një shifër prej 85 milionë eurosh.
Megjithatë, Unitedi nuk pritet të ndalet me kaq, pasi së shpejt mund të njoftojë edhe dy transferime të reja.
Sipas mediumit britanik The Sun, klubi anglez tashmë ka marrëveshje me Raphael Varane të Real Madridit dhe Kieran Trippier të Atletico Madridi, ndërsa këto dy transferime pritet t’i konfirmojë gjatë javës së ardhshme.
Por, si mund të luaj Unitedi në sezonin e ri me këto tri transferime?
The Sun raporton se Solskajer pritet së pari të ndryshoj rreshtimin dhe mund të luajë në sezonin e ri me formacionin 3-4-3.
Në portë, Dean Henderson do ta zëvendësojë David De Gean, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Harry Maguire, Varane dhe Aaron Wan-Bissaka.
Nga krahët pritet të luajnë Trippier dhe Luke Shaë, ndërsa në qendër të mesfushës Paul Pogba dhe Scott McTominay.
Treshja e sulmit do të përbëhej nga Sancho dhe Bruno Fernandes në mbështetje të Edinson Cavanit, teksa Marcus Rashford do të mbetej në bankë. /Telegrafi/