Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor është duke u mbajtur të martën në Prishtinë, nën organizimin e prestigjiozes The Economist.
Telegrafi përmes disa fotografive do të ju sjell momente të fillimit të Samitit ku pritet të diskutohet për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.
Sponsor medial i kësaj ngjarje për këtë vit do të jetë Telegrafi.com
Ndryshe, nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë. /Telegrafi/
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në Ballkan /Foto: Ridvan Slivova/