Lionel Messi thuhet se do ta fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë për vitin 2021, pas disa fotografive të rrjedha në internet në lidhje me klasifikimin e lojtarëve në bazë të pikëve.
Tema e Topit të Artë 2021 vazhdon të jetë shumë e përfolur në të gjitha mediat botërore dhe mes tifozëve të futbollit.
Më shumë se çdo vit tjetër, edicioni i sivjetmë i Topit të Artë parasheh një garë të ashpër, por gjithashtu edhe ka kandidatë të mundshëm më shumë.
Emra si Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Karim Benzema, Jorginho dhe Mohamed Salah janë përfolur si më të mundshëm për ta fituar çmimin.
Megjithatë, pas rrjedhjes së disa fotografive, tani pretendohet se dihet fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.
Faqja e njohur sportive GiveMeSport ka publikuar një lajm, ku shkruan se sipas shumë raporteve të mediave, Messi do të jetë fitues i edicionit të sivjetmë.
Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain thuhet se ka mbledhur plot 645 pikë, duke lënë pas vete sulmuesin e Bayern Munichut, Lewandowski me 631 pikë në vendin e dytë.
Në vendin e tretë në këtë listë renditet sulmuesi i Real Madridit, Benzema me 483 pikë, i pasuar nga Jorginho i Chelseat i katërti me 328 pikë dhe ylli portugez i Manchester Unitedit, Ronaldo i pesti me 154 pikë.
Pas tyre në listë vijnë emra si Mohamed Salah, Kylian Mbappe, N’Golo Kante, Erling Haaland dhe Gianluigi Donnarumma që mbyllin dhjetëshen.
1.Lionel Messi – 645 pikë
2.Robert Lewandowski – 631 pikë
3.Karim Benzema – 483 pikë
4.Jorginho – 328 pikë
5.Cristiano Ronaldo – 154 pikë
/Telegrafi/
1. Leo Messi – 645 pts
2. Robert Lewandowski – 631 pts
3. Karim Benzema – 483 pts
4. Jorginho – 328 pts
5. Cristiano Ronaldo – 154 ptsAccording to reports from France Football, a 7th Ballon d'Or is heading Messi's way 👀🐐🏆 pic.twitter.com/YoOLrvlTdD
— GiveMeSport (@GiveMeSport) October 29, 2021