Site icon Telegrafi

Ronaldinho: Beteja mes Messit dhe Ronaldos është mirë për futbollin

Sipas legjendës braziliane dhe botërore, Ronaldinho, gara mes ikonës së Barcelonës, Lionel Messi dhe atij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është e mirë për futbollin dhe sportin.

Messi dhe Ronaldo i kanë fituar së bashku plot 10 Topa të Artë, shkaku i golave të shumtë, trofeve, formës dhe shumë rekordeve.

Pra ka 10 vite që është hapur një debat se cili është futbollisti më i mirë në botë dhe tani këtij i është shtuar edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.

Lexo po ashtu Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin

Debati se cili prej tyre mund të konsiderohet më i madhi vazhdon të tërbohet dhe Ronaldinho e konsideron duelin e tyre të jetë i dobishëm për të dy lojtarët dhe sportin e tyre.

CR7 apo Messi?

“Kjo është një luftë e shëndetshme, e cila është e mirë për futbollin”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Metro US.

“E gjithë kjo sepse ata janë dy lojtarë që janë gjithmonë aty për të përcaktuar se kush do të fitojë Topin e Artë, për të parë se kush do të jetë më i miri në botë”.

Lexo po ashtu Ronaldinho ka lënë zyrtarisht futbollin, por tifozëve ua ka dhuruar 10 magji që nuk do t’i harrojnë kurrë (Video)

“Pra, kjo është një luftë që është e mirë për futbollin dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”, përfundoi legjenda braziliane.

Ndryshe, edhe ky sezon pritet të jetë garë mes dy yjeve të mëdha të futbollit, pasi sikurse argjentinasi edhe portugezi kanë shënuar shumë gola dhe skuadrat e tyre janë në garë për trofe të rëndësishëm. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kthehet gara mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit: Nëntë ndeshje ‘luftë’ për legjendat që ta fitojnë ‘Pichichin’
Exit mobile version