Ole Gunnar-Solskjaer është duke kërkuar që të ndodhë një revolucion në skuadrën e Manchester United, pas sezonit të dështuar.
Trajneri norvegjez ka kërkuar nga skuadra angleze që në verë të ndodhin së paku nga dy transferime në reparte, pasi disa lojtarë kanë kaluar moshën mbi 30-vjeçare, ndërsa disa të tjerë nuk janë në planet e tij.
Djajtë e Kuq janë duke tentuar në verë ta transferojnë Aaron Wan-Bissakan nga Crystal Palace dhe Kalidou Koulibalyn prej Napoli. Për t’i realizuar këto dy transferime, nga skuadra do të largohen Antonio Valencia dhe Matteo Darmian, që nuk janë pjesë e planeve të Solskjaer.
Djajtë e Kuq në verë duan ta përforcojnë ehe mesfushën, pasi Ander Herrera dhe Juan Mata tashmë kanë bërë të ditur se duan të largohen. Për t’i zëvendësuar dyshen, skuadra angleze dëshiron ta transferojë Tanguy Ndombelen e Lyonit dhe Declan Rice nga West Ham United.
Alexis Sanchez dhe Anthony Martial, duket se nuk janë më në planet e Manchester United, andaj në verë shpresojnë që t’i marrin mbi 100 milionë euro nga shitja e tyre.
Për ta zëvendësuar kilianin dhe francezin, Solskjaer është duke e kërkuar transferimin e Joao Felix i Benficas, Daniel James i Swanseas dhe Nicolas Pepe i Lille. /Telegrafi/