Telegrafi

Revolucion te United: Ten Hag nuk llogaritë në 13 lojtarë – dalin emrat e disa prej tyre

Manchester United po përgatitet të largojë këtë verë deri në 13 lojtarë, për të vazhduar revolucionin nën Erik ten Hagun.

Pasi të përfundojë sezoni dhe United të zbulojë nëse ata kanë qenë në gjendje të shtojnë suksesin e tyre në Carabao Cup, vëmendja do të kthehet te afati i transferimeve të verës.

United historikisht ka pasur vështirësi për të larguar lojtarët me kontrata të parakohshme, por klubi tani po përgatitet të largojë deri në 13 lojtarë.

Lexo po ashtu Çfarë është Snus - "droga" më e re që po çmend futbollistët

Reprezentuesi suedez Anthony Elanga ka bërë vetëm 24 paraqitje në të gjitha garat dhe vetëm pesë fillime në Ligën Premier. Mbi 12 klube janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij dhe anësori është i etur për një sfidë të re larg United.

Eric Bailly pritet të largohet në formë të përhershme, por nuk do të kalojë te klubi aktual i huazuar Marseille, i cili nuk ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e tij në Ligue 1 këtë sezon.

Lexo po ashtu Ten Hag: Strategjia e duhur e transferimeve është më e rëndësishme se fondet e pakufizuara

E ardhmja e Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka, Alex Telles, Donny van de Beek, Brandon Williams dhe Anthony Martial është ende e pavendosur.

Matt Hargreaves u bë kryenegociatori i ri i transferimeve të United në mars dhe do të duhet të punojë shpejt për të larguar lojtarët, në mënyrë që të ketë vend për prurjet e reja në Old Trafford përpara se skuadra të niset për turneun e tyre parasezonal në Amerikë. /Telegrafi/