Goal.com ka vazhduar edhe në këtë javë të rifreskojë renditjen e lojtarëve në garën për Topin e Artë, me disa lojtarë të rinj që janë futur në listë.
Me rikthimin e futbollit para disa javësh, është rikthyer edhe gara për trofeun më të madh individual për një lojtar.
Shumëkush e ëndërron ta fitojë çmimin prestigjioz, mirëpo vetëm një do ta ketë fatin që të marrë atë në duar në fund të këtij viti.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dominuar për 11 vite Topin e Artë, duke e fituar për të gjashtë herë, respektivisht pesë herë.
Më poshtë keni renditjen e re të lojtarëve që janë në garë:
#20 Ciro Immobile (Lazio) | Herën e fundit: 20
#19 Timo Werner (RB Leipzig) | Herën e fundit: 18
#18 Jordan Henderson (Liverpool) | Herën e fundit: 12
#17 Alphonso Davies (Bayern Munich) | Herën e fundit: 17
#16 Sadio Mane (Liverpool) | Herën e fundit: 13
#15 Kai Havertz (Bayer Leverkusen) | Herën e fundit: 11
#14 Paulo Dybala (Juventus) | Herën e fundit: I ri në listë
#13 Jadon Sancho (Borussia Dortmund) | Herën e fundit: 10
#12 Sergio Ramos (Real Madrid) | Herën e fundit: I ri në listë
#11 Serge Gnabry (Bayern Munich) | Herën e fundit: 15
#10 Bruno Fernandes (Manchester United) | Herën e fundit: 14
#9 Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) | Herën e fundit: 9
#8 Erling Haaland (Borussia Dortmund) | Herën e fundit: 8
#7 Neymar (Paris Saint-Germain) | Herën e fundit: 7
#6 Karim Benzema (Real Madrid) | Herën e fundit: 6
#5 Thomas Muller (Bayern Munich) | Herën e fundit: 5
#4 Kevin De Bruyne (Manchester City) | Herën e fundit: 3
#3 Lionel Messi (Barcelona) | Herën e fundit: 4
#2 Cristiano Ronaldo (Juventus) | Herën e fundit: 2
#1 Robert Lewandowski (Bayern Munich) | Herën e fundit: 1. /Telegrafi/