Telegrafi

Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  

Fitorja e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder më mëngjesin e sotëm (e diel) i dha atij të vetmin titull, atë të divizionit ËBC, dhe gjithashtu e ktheu atë në krye të renditjes së peshave të rënda.

Performanca e Gypsy King ishte një nga më kryesoret në kujtesën e fundit për një luftë që pritej të ishte e përafërt.

Megjithatë, meçi shkoi plotësisht kundër skenarit që u tha se ai mund të fitonte vetëm me pikë.

Lexo po ashtu Jo vetëm kampion bote në WBC, Fury u pasurua shumë edhe materialisht pas fitores ndaj Wilderit

Fury arriti ta dominojë Wilderin duke e rrëzuar disa herë, ndërsa në raundin e shtatë e mposhti me nokaut teknik.

Tyson Fury vs Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Fitorja ndaj amerikanit ka bërë që Fury të kthehet në krye të renditjes në peshat e rënda, ndërsa pas tij vijnë pikërisht Wilder dhe Anthony Joshua.

Lexo po ashtu Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm

Faqja e njohur The Athletic ka përpiluar listën e dhjetë të parëve në peshat e rënda në sport, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

1.Tyson Fury

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

2.Deontay Wilder

3.Anthony Joshua

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

4.Andy Ruiz Jr

5.Oleksandr Usyk

6.Dillian Whyte

7.Luis Ortiz

8.Adam Kownacki

9.Daniel Dubois

10.Joseph Parker

/Telegrafi/