Fitorja e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder më mëngjesin e sotëm (e diel) i dha atij të vetmin titull, atë të divizionit ËBC, dhe gjithashtu e ktheu atë në krye të renditjes së peshave të rënda.
Performanca e Gypsy King ishte një nga më kryesoret në kujtesën e fundit për një luftë që pritej të ishte e përafërt.
Megjithatë, meçi shkoi plotësisht kundër skenarit që u tha se ai mund të fitonte vetëm me pikë.
Fury arriti ta dominojë Wilderin duke e rrëzuar disa herë, ndërsa në raundin e shtatë e mposhti me nokaut teknik.
Fitorja ndaj amerikanit ka bërë që Fury të kthehet në krye të renditjes në peshat e rënda, ndërsa pas tij vijnë pikërisht Wilder dhe Anthony Joshua.
Faqja e njohur The Athletic ka përpiluar listën e dhjetë të parëve në peshat e rënda në sport, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:
1.Tyson Fury
2.Deontay Wilder
3.Anthony Joshua
4.Andy Ruiz Jr
5.Oleksandr Usyk
6.Dillian Whyte
7.Luis Ortiz
8.Adam Kownacki
9.Daniel Dubois
10.Joseph Parker
/Telegrafi/