Është zbuluar renditja e top dhjetë klubeve në Evropë për dekadën e kaluar, nga IFFHS, me Liverpoolin që dështon të futet në top dhjetë.
Statistikat janë marrë nga viti 2011 deri në vitin 2020 nga International Federation of Football History&Statistics, duke vënë Barcelonën në vendin e parë.
Real Madridi pocionohet pas rivalit nga La Liga, e që mund të thuhet se kanë dominuar futbollin evropian me trofetë e fituar.
Vendi i tretë është për Bayern Munchen dhe PSG zë vendin e katërt.
Çuditërisht, Atletico Madrid është në vendin e pestë, dhe Juventusi në vendin e gjashtë.
Chelsae mban vendin e shtatë, ndërsa Manchester City vendin e tetë.
Manchester United në vendin e nëntë dhe Arsenal në vendin e 10. /Telegrafi/