Site icon Telegrafi

Refuzoi 58 milionë euro në vit nga Arabia Saudite, qëllimi i vetëm i Lukakut është qëndrimi te Interi

(Foto: Getty Images)

Mediat britanike raportojnë se ka pasur një tjetër ndërhyrje në sagën e transferimit të Romelu Lukakut, i cili thuhet se ka refuzuar një ofertë të majme nga Al Hilal.

Siç transmeton Sky Sports, sulmuesi belg e ka refuzuar kalimin në Saudi Pro League, edhe pse oferta ishte 58 milionë euro në sezon.

Qëllimi i vetëm i 30-vjeçarit tash për tash është që të mbetet te Interi, ku e rigjeti formën në mbyllje të edicionit të kaluar.

Lexo po ashtu Për sa milionë mund ta blejë Interi, Lukakun nga Chelsea

Në ndërkohë, Chelsea dëshiron ta largojë nga skuadra, por sipas Calciomercato, dëshiron ta shesë dhe jo ta huazojë.

Nerazzurrët janë të interesuar ta huazojnë sërish për një vit me obligim blerjeje për 30 milionë euro në fund të sezonin 2023/2024. /Telegrafi/

Exit mobile version