Real Madridi prinë listën e skuadrave më të mira në renditjen e UEFA-s dhe kjo vjen për të pestin vit me radhë.
Janë konfirmuar koeficientet e UEFA-s dhe koeficientet e shoqatës në fund të sezonit, që ndikojnë në futjen e UEFA Champions League dhe UEFA Europa.
Pa asnjë çudi gjiganti spanjoll, Real Madridi, është në krye të kësaj liste për vitin e pestë radhazi.
Megjithatë, prapa tyre, tani gjenden rivalët lokal të Atletico Madridit që u ngjitën për dy vende pas triumfit në Ligën e Evropës.
Kjo është hera e parë që një qytet i ka të siguruara dy vendet e para për skuadrat më të mira në Evropë.
Bayern Munich dhe Barcelonën kanë rënë nga një vend dhe tani gjenden në pozitën e tretë, respektivisht të katërtën, ndëra Juventusi gjendet në vendin e pestë.
Manchester City është skuadra më e mirë në Angli dhe hyn në dhjetë vendet e parat për herë të parë, ndërsa Liverpooli kërcen në pozitën e 12-të nga vendi i 22-të.
Më poshtë keni listën e UEFA-s për 10 skuadrat më të mira në Evropë. /Telegrafi/