Shumë tifozët mund të mendojnë se klubi i tyre i preferuar i futbollit është me interes të madh edhe për të tjerët, por lajmet dhe përditësimet, për klubet me popullore japin rezultate edhe befasuese për shumë kë.
JD Sports ka mbledhur të dhënat e kërkimeve për të parë se cilat klube të futbollit në botë janë më të popullarizuara në bazë të dhënave të Google.
Hulumtimi i JD Sports përmblodh vëllimin mesatar të kërkimit mujor për emrat e klubeve, të filtruar nga vendet që bëhet këto kërkime, të cilat pastaj hartohen në një listë me vende nga fillimi në fund.
Duke e parë hulumtimin dhe numrat në mënyrë specifike, harta tregon qartë se në botë ka një interesim të madh për Real Madridin.
Klubi spanjoll është në krye të listës me një total në 97 shtete në të gjithë botë.
Në vendin e dytë është Arsenali, në 17 vende, një më shumë se sa Manchester United.
Liverpooli, Barcelona dhe Ajaxi janë klubet tjera që pëlqehen në disa vende të botës dhe kërkohen lajme për këto klube.
Juventusi, Bayern Munich dhe PSG dominojnë vetëm në vendet e tyre.
Sa i përket Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi, lajmet që kërkohen më shumë janë ato për Real Madridin.
I njëjti trend është edhe në Shqipëri. /Telegrafi/
Kërkimet në Afrikë
Kërkimet në Azi
Kërkimet në Evropë
Kërkimet në botë