Site icon Telegrafi

Ramos telefonon Ozilin: Mos iu bashko Barçës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka futur veten në tratativën e Barcelonës për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, duke tentuar ta bind gjermanin që të mos nënshkruaj me rivalët e tyre.

Ylli gjerman është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Camp Nou gjatë janarit.

Megjithatë, kjo lëvizje dhe këto thashetheme nuk i kanë pëlqyer aspak ish-bashkëlojtarit të tij, kapitenit të Realit, Ramos.

Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ramos personalisht e ka thirrur Ozilin në një përpjekje për ta bindur atë që të mos nënshkruajë për Barçën.

Ozil dhe Ramos kanë miqësi të ngushtë mes vete!

Dyshja e futbollistëve janë miq të mirë dhe kanë luajtur së bashku për tre vjet gjatë magjisë së Ozilin në Santiago Bernabeu.

Ramos do ta konsideronte një tradhti nëse ish-ylli i Schalkes do të bashkohet me rivalët e mëdhenj të Realit.

Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje personale me Ozilin?

Spanjolli beson se nëse Ozil lidhet me lojtarë si Lionel Messi dhe Luis Suarez do të dëmtonte seriozisht mundësitë e skuadrës së tij në luftën për titulli.

Në ditët e fundit mediat spanjolle kanë aluduar se tashmë marrëveshje personale mes yllit gjerman dhe katalunasve është arritur dhe ka mbetur vetëm edhe oferta të pranohet nga Topçinjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version