Telegrafi

Publikohet lista e pronarëve më të pasur të klubeve nga Liga Premier

Pronarët e klubeve nga Liga Premier kanë një pasuri të madhe në llogaritë e tyre, duke mos krahasuar atë që investojnë në transferime.

Edhe pse pandemia globale ka goditur të gjitha klubet në Evropë, ato nga liga angleze duket se nuk janë të frikësuara.

Tifozët nuk janë të pranishëm në stadiume, por kjo gjë nuk i ka ndaluar klubet e Ligës Premier që të shpenzojnë mbi një miliard euro në afatin e verës.

Nuk është një befasi që t’i shikoni pronarët e klubeve të shpenzojnë shuma të majme, duke shikuar në të ardhurat që marrin nga linja të ndryshme.

talkSport ka publikuar listën me pronarët më të pasur të klubeve angleze, derisa në krye të saj është ai i Manchester Cityt, Sheikh Mansour:

20# Burnley – Mike Garlick (£62 milionë)

19# Sheffield United – Prince Abdullah bin Musa’ed (£198 milionë)

18# Leeds – Andrea Radrizzani (£450 milionë)

17# Brighton – Tony Bloom (£1.3 miliard)

16# West Ham – David Sullivan and David Gold (£1.56 miliard)

15# Everton – Farhad Moshiri (£1.9 miliard)

14# West Bromwich Albion – Lai Guochuan (£2.2 miliardë)

13# Liverpool – John Henry (£2.35 miliardë)

12# Newcastle – Mike Ashley (£2.66 miliardë)

11# Leicester – Aiyawatt Srivaddhanaprabha (£3 miliardë)

10# Southampton – Gao Jisheng (£3.1 miliardë)

9# Crystal Palace – Joshua Harris (£3.6 miliardë)

=# Manchester United – The Glazers (£3.6 miliardë)

=# Tottenham – Joe Lewis (£3.6 miliardë)

6# Wolves – Guo Guangchang (£5 miliardë)

5# Aston Villa – Nassef Sawiris (£5.5 miliardë)

4# Fulham – Shahid Khan (£5.8 miliardë)

3# Arsenal – Stan Kroenke (£6#8 miliardë)

2# Chelsea – Roman Abramovich (£8.5 miliardë)

1# Man City – Sheikh Mansour (£23.3 miliardë). /Telegrafi/