Revista franceze “France Football”, është duke i publikuar listat me lojtarët që do të konkurrojnë për ‘Topin e Artë’, duke bërë publikimin nga pesë lojtarë, derisa të plotësojë listën, ku do të jenë 30 plotësisht.
“France Football” do ta zgjedh fituesin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2021, ku çmimi do të jepet me 29 nëntor.
Fillimisht u publikuan 10 emrat e parë, ndërsa tani kemi edhe 10 emra të tjerë.
Në këtë listë është Lionel Messi, por edhe Pedri i ri, një nga surprizat në listë.
We still have a lot to announce! Here are five new 2021 #ballondor nominees!
🇦🇷 Lionel Messi
🇵🇹 Bruno Fernandes
🇪🇸 Pedri
🇭🇷 Luka Modrić
🇮🇹 Giorgio Chiellini pic.twitter.com/PXQSYjSlyO— Ballon d'Or (@ballondor) October 8, 2021
Bruno Fernandes, Luka Modric dhe Giorgio Chiellini, po ashtu janë pjesë e listës.
Pas tyre erdhën edhe pesë emra të tjerë, ku spikasin emrat e Kevin De Bruyne, Neymar, Rúben Dias, Lautaro Martínez dhe Simon Kjaer.
Let's keep the rhythm! Five new 2021 #ballondor nominees!
🇧🇪 Kevin De Bruyne
🇧🇷 Neymar
🇵🇹 Rúben Dias
🇦🇷 Lautaro Martínez
🇩🇰 Simon Kjaer pic.twitter.com/QOYfE9NNFF— Ballon d'Or (@ballondor) October 8, 2021
Duke parë emrat e parë, duket të jetë një garë e bukur për ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/