Telegrafi

PSG i ofron Barcelonës tre lojtarë për Dembelen

Paris Saint-Germain i ka ofruar tre lojtarë Barcelonës për shërbimet t’i marrë shërbimet e Ousmane Dembeles, raporton Le Parisien.

Sipas mediumit francez, skuadra nga Ligue 1 e ka të vështirë transferimin e sulmuesit në këtë afat kalimtar të janarit.

Emrat që janë ofruar nga PSG te Barcelona janë, Mauro Icardi, Angel di Maria dhe Juan Bernat.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Por, skuadra franceze megjithatë nuk po ia del ta marrë Dembelen në këtë afat, derisa kontrata i skadon në qershor.

Manchester United është po ashtu në garë për sulmuesin, e Le Parisien e bën të krye atë që lojtari nuk kalon në Parkun e Princave.

Kujtojmë se sot (e hënë) mbyllet afati kalimtar i transferimeve dhe PSG do të tentojë në çdo formë që t’i kthejë gjërat në favor të tyre. /Telegrafi/