Telegrafi

Pritet të ndryshojë lista e lojtarëve më të paguar në futboll – aktualisht prinë Messi

Gareth Bale do të kapërcejë Lionel Messin për t’u bërë lojtari më i paguar në botë nëse ai nënshkruan marrëveshjen 1.1 milion euro në pagë, nëse transferohet në Kinë.

Në fundjavën e kaluar, Zinedine Zidane, bëri të ditur se sulmuesi uellsian nuk është në planet e tyre, derisa klubi po punon në largimin e tij.

Anësori 30-vjeçar do të shitet në këtë afat kalimtar nga Real Madridi, derisa lidhet edhe me një kalim te Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, në mediat angleze dhe ato spanjolle raportohet se uellsiani mund të transferohet në Kinë, me një pagë rekorde prej 1.1 milion euro në javë.

Jiangsu Suning dhe Bejun Guoan, thuhet se janë në garë për transferimin e Bales nga Los Blancos, me një kontratë katërvjeçare.

Ish-anëtari i Suprsave ka bërë të ditur javë më parë se ai është i interesuar që të luajë vetëm në Evropë, mirëpo paga e tij e lartë po favorizon klubet nga Superliga e Kinës.

Nëse Bale kalon në ligën kineze, atëherë do ta linte Lionel Messin mbrapa vetes, derisa argjentinasi fiton 1 milion euro në javë.

Lionel Messi dhe Luis Suarez (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Prapa pesë herë fituesit të Topit të Artë, është rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, që fiton 946 mijë euro në javë te Juventusi.

Pas treshes, renditen emrat e lojtarëve si, Antoine Griezmann, Neymar, Suarez, Gareth Bale me pagën aktuale te Real Madridi 600 mijë funte (668 mijë euro), Alexis Sanchez dhe Philippe Coutinho. /Telegrafi/

Lista e lojtarëve më të paguar në futboll (Foto: The Sun)