Site icon Telegrafi

Prezantimi i Sanchez duke i rënë pianos i çuditshëm? Këto janë prezantimet e transferimeve më të çuditshme në futboll në vitet e fundit (Video)

Alexis Sanchez e konfirmoi kalimin e tij te Manchester United me një video ku shihej duke i rënë pianos dhe këngës “Glory, Glory Man Utd”. 

Ishte e çuditshme, e bukur, ishte art… për dikë po, por për dikë ishte dicka shumë e keqe.

Sidomos fansat e Arsenalit, ishin ata që kishin shumë kritika për këtë prezantim.

“Sanchez e ka lënë klubin që të luajë piano sikur të ishte John Legend”, thotë njëri nga tifozët.

“United e ka blerë Sanchezin të luajë piano. A është futbollistë, apo yll i pop-it?”, pyet tjetri.

Lexo po ashtu Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Kalimi i tij te United, mundësoi kalimin e Henrikh Mkhitaryan te Arsenali, që nuk bën ndonjë video për prezantimin e tij.

Por nënshkrimet me lojtarë kanë qenë shumë të ndryshme në vitet e fundit, nga ato më të çuditshmet.

Më poshtë i gjeni 10 prezantimet më të çuditshme përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/  

Antonio Rudiger te Chelsea

Josh Tymon te Stoke

Stuart Taylor te Southampton

Patrik Schick te Roma

Aleksandar Kolarov te Roma

Oscar Gobern te Yeovil Town

Frank de Boer te Crystal Palace

Pepe te Besiktas

John Terry te Aston Villa

Exit mobile version