Site icon Telegrafi

Pogba, Barca, Zidane, Juventus – fituesit dhe humbësit e afatit kalimtar veror

Foto: Goal.com

Zinedine Zidane tentoi në këtë afat kalimtar që ta transferonte Pau Pogban nga Manchester United, mirëpo dështoi t’i arrinte qëllimet e tij.

Afati i transferimeve në Evropës tashmë është mbyllur, me një verë tejet të nxehtë me marrëveshjet që i arritën klubet.

Goal.com ka bërë një listë me fituesit dhe humbësit e këtij afati kalimtar.

Fitues: Antonio Conte

Antonio Conte dhe Beppa Marotta ndërtuan një dyshe që e la mbrapa Juventusin në këtë afat kalimtar. Tani, ata janë duke u përgatitur që ta mposhtin ish-skuadrën e tyre edhe në garë për titullin e Serie A-së.

Interi ka bërë një start perfekt në ligën italiane, duke i fituar që të dyja ndeshjet, ndërsa bën pesë transferime.

Transferimet e bëra: Romelu Lukaku (€80m nga Manchester United), Valentino Lazaro (€22m nga Hertha), Matteo Politano (€20m nga Sassuolo), Alexis Sanchez (huazim nga Manchester United), Diego Godin (huazim nga Atletico Madrid).

Fitues: Atletico Madrid

Gjatë kësaj vere, Atletico Madrid i ka humbur lojtarët si, Diego Godin, Antoine Griezmann, Rodri, Lucas Hernandez, Juanfan dhe Felipe Luies.

Por, skuadra spanjolle arriti që t’i bënte disa transferime edhe më të mira, e që për t’u veçuar është Joao Felix nga Benfica.

Transferime e bëra: Joao Felix (€126m nga Benfica), Marcos Llorente (€30m nga Real Madrid), Mario Hermoso (€29m nga Espanyol), Kieran Trippier (€22m nga Tottenham).

Humbësit: Pogba dhe Zidane

Trajneri francez gjatë gjithë kësaj vere e ka kërkuar transferimin e bashkëkombësit të tij, mirëpo Manchester United i refuzoi të gjitha ofertat e tyre.

Pogba nga ana tjetër u bëri presion Djajve të Kuq që ta lënë të lirë që të transferohet në Santiago Bernabeu, por nuk ia arriti qëllimit.

Zidane dhe mesfushori francez shihen nga Goal.com si të dështuar në këtë afat.

Humbës: Juventus

Zonja e Vjetër mund të çmohet vetëm për transferimin e Matthijs de Ligt, duke i mposhtur Barcelonën dhe Paris Saint-Germianin, që e dëshironin mbrojtësin holandez.

Por, kampioni në fuqi i ligës italiane dështoi ta transferonte Romelu Lukakun që kaloi te Interi dhe Mauro Icardin që kaloi te parisienët, për të qëndruar kështu me Gonzalo Higuainin.

Humbës: Bartomeu dhe Barcelona

Josep Maria Bartomeu tentoi gjatë gjithë kësaj vere ta rikthente Neymarin në Camp Nou, mirëpo PSG kërkonte tre lojtarë nga katalunasit dhe 100 milionë euro.

Kampioni i La Liga-së dëshironte ta merrte brazilianin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, pasi shpenzuan paratë në transferimin e Antoine Griezmannit dhe Frenkie De Jongut. /Telegrafi/

Exit mobile version