Telegrafi

Pochettino sqaron situatën e Lukakut te Chelsea, thotë se klubi mori vendimin për të

E ardhmja e Romelu Lukakut vazhdon të jetë ende e paqartë se ku do ta vazhdoj ai karrierën.

Një gjë tanimë është e sigurt, sulmuesi belg nuk do të mbetet në Chelsea me klubin londinez që i ka mbyllur dyert.

Sulmuesi belg është rikthyer te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Interi, por ai nuk është në planet e klubit.

Lexo po ashtu Chelsea do të shesë edhe shtatë lojtarë – dy kanë impresionuar kohët e fundit, një është harruar nga të gjithë që luan në këtë klub

Është folur për një kalim të tij te Juventusi, por deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

Ka qenë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino që ka konfirmuar se ishte informuar para se të nënshkruante me Chelsean se sulmuesi belg nuk është në planet e klubit.

“Situata me Lukakun ishte e qartë para se unë të mbërrija këtu. Nuk na mbetet asgjë për të bërë. Nuk është vetëm një këndvështrim, janë dy”.

Lexo po ashtu Al-Hilal befasohet nga refuzimet e shumta të Lukakut

“Ne duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët, jo vetëm për klubin. Jemi në këtë pikë sepse duhet t’i shohim gjërat nga dy këndvështrime”.

“Të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje. Stafi im dhe unë u informuam përpara se të nënshkruanim me Chelsea-n, ne kishim ide të qarta për secilin lojtar”, deklaroi trajneri i Chelseat.

Lexo po ashtu Çfarë lidhje ka Neymar me të ardhmen e Lukakut?

Roma dhe Juventus kanë shprehur interesim për belgun, por ka edhe skuadra në Arabinë Saudite që kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/