Liga e Kampionëve rikthehet të martën (nesër) e kësaj jave për të vazhduar me fazën e 1/8 së finales.
Do të jenë disa përballje mjaft interesante në dy ditët e ardhshme, derisa mund të përcaktohen edhe çerekfinalistët e parë para se të luhen ndeshjet e dyta.
Të martën, Milani është nikoqir i Tottenhamit për duelin që luhet në “San Siro”, ndërsa kryendeshja ëshët ajo mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut në “Parc des Princes”.
Por, me rikthimin e garës më të madhe për klube në Evropë, janë rikthyer edhe parashikimit.
FiveThirtyEight ka bërë një parashikim përmes super kompjuterit të tyre se kush i ka gjasat më të mëdha që ta fitojë trofeun.
Më poshtë mund të shikoni gjasat e të gjitha ekipeve:
Bayern Munich – 23 për qind
Manchester City – 21 për qind
Napoli – 9 për qind
Real Madrid – 8 për qind
Benfica – 6 për qind
Liverpool 5 për qind
Porto – 5 për qind
Chelsea – 4 për qind
PSG – 4 për qind
Tottenham – 4 për qind
Dortmund – 3 për qind
Inter – 3 për qind
RB Leipzig – për qind
Milan – 1 për qind
Eintracht Frankfurt – 1 për qind
Club Brugge – 1 për qind. /Telegrafi/