Skuadra e madhe italiane, Inter, është duke u lidhur me transferimin e dy yjeve më të mëdhenj të momentit në futbollin botëror, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Pas lajmeve të javëve të kaluara se Interi mund të transferoj Messin nga Barcelona në verë, pasi drejtuesit kinezë nuk kanë limite të shpenzimeve, tani kanë ardhur edhe fjalë tjera për një transferim të Ronaldos te gjiganti italian.
Ishin vet mediat italiane ato që gjatë një interviste me mesfushorin portugez, Joao Marion, e pyeten atë rreth një transferimi të mundshëm të CR7 te Interit, ku ai iu përgjigj se është duke u përpjekur të flas me të dhe t’ia mbush mendjen.
“Portugalia ka shumë cilësi, por Cristiano Ronaldo padyshim se është xhevahiri ynë, lojtari ynë më i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Joao Mario për mediat italiane.
“Jam duke u përpjekur që të bisedoj me të për tu bashkuar me mua te Inter! Mund të them se është e vështirë”, ka vazhduar me shaka Mario.
“Ai nuk është vetëm një bashkëlojtar – ai gjithashtu është një mik i mirë, një njeri i mirë dhe një lider i lindur. Ai është një djalë i madh që kujdeset për të gjithë”, përcjell Telegrafi.
“Euro 2016 ishte një eksperiencë unike. Unë kam ëndërruar gjithmonë për të fituar diçka me vendin tim, por unë kurrë nuk e kam imagjinuar se do të ndodh ashtu siç ndodhi”, përfundoi portugezi i Interit. /Telegrafi/