Telegrafi

Pesë gjigantët evropianë e duan Moscardon – njëri prej tyre i gatshëm ‘ta thyejë bankën’

Liverpooli i është bashkuar garës për mesfushorin e Corinthians, Gabriel Moscardo.

18-vjeçari së fundmi konfirmoi se Chelsea dështoi në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të verës.

“The Evening Standard” raporton se Liverpooli po hyn në garë për lojtarin, ndërsa interesimi qëndron edhe nga Arsenal, Chelsea dhe Barcelona.

Lexo po ashtu Deco po punon në transferimin e sensacionit brazilian - atë e do edhe Chelsea

Milani gjithashtu po e ndjek nga afër Moscardon, por ata kanë konkurrencë të fortë nga Blutë dhe veçanërisht nga Liverpooli.

Vlera e lojtarit të ri është rreth 25 milionë euro.

Kontrata e Moscardos me Corinthians vazhdon deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/