Telegrafi

Përveç çerekfinaleve, edhe në gjysmëfinale pritet të përballen skuadrat e forta mes vete

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ende nuk janë kompletuar skuadrat çerekfinaliste, pasi katër ndeshje ende nuk janë zhvilluar ato të kthimit.

Manchester City – Real Madrid (2-1), Bayern Munich – Chelsea (3-0), Barcelona – Napoli (1-1) dhe Juventus – Lyon (0-1) mbetën për tu zhvilluar.

Por fituesi i takimit Man City – Real Madrid pritet të luaj me atë të ndeshjes Olympique Lyon – Juventus.

Ndërkohë përballje tjetër e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes Bayern Munich që me shumë gjasë do të kaloj në çerekfinale pasi ka epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë me fituesin e duelit Barcelona – Napoli.

Atletico Madridit i ka buzëqeshur fati dhe do të luaj me RB Leipzig, ndërsa skuadra me futbollin më të mirë këtë vit në Itali, Atalanta do të luaj ndaj Paris Saint Germain.

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillohen si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht, ndërsa të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.

UEFA tanimë ka caktuar edhe çiftet gjysmëfinale, ku fituesi i duelit një do të luaj me atë tre, ndërsa fituesi i duelit dy me atë katër.

Kësisoj në duelin një janë Manchester City / Real Madrid – Lyon / Juventus, ndërsa në duelin tre Barcelona / Napoli – Bayern Munich / Chelsea.

Kjo bënë që pritet të jetë një gjysmëfinale e zjarrtë.

Ndërkohë në duelin dy janë RB Leipzig – Atletico Madrid ndërsa në atë katër Atalanta / PSG.

Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade. /Telegrafi/