Site icon Telegrafi

Pas 13 viteve, katër ekipe italiane fitojnë në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë pas afro 13 viteve, katër skuadra italiane kanë fituar në Ligën e Kampionëve në të njëjtën raund të ndeshjeve.

Mbrëmë (e mërkurë), goli i Lorenzo Insignes i dha fitoren Napolit në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Edhe Interi u rikthye nga disavantazhi për të mundur PSV-në në Eindhoven me rezultat 1-2.

Lexo po ashtu Napoli e mund Liverpoolin në frymën e fundit

Të martën mbrëma, Roma mposhti thellë 5-0 Viktoria Plzenin, ndërsa Juventusi fitoi lehtë 3-0 ndaj Young Boysit, falë het-trikut të Paulo Dybala.

Hera e fundit që katër skuadra italiane kanë fituar ndeshjet e tyre brenda të njëjtit raund daton në nëntorin e vitit 2005.

Më 22 nëntor, goli i fundit i Alessandro Del Pieros i lejoi Juventusit të mundte klubin belg, Club Brugge.

Lexo po ashtu Një Inter i pamposhtur në Ligën e Kampionëve, fiton si mysafir i PSV-së

Në të njëjtën ditë, Udinese erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Olympiakosin në Greqi, me Vincenzo Iaquinta që shënoi në minutën e 81-të dhe Vincent Candela dy minuta më vonë për golin e fitores.

Data e 23 nëntorit pa Andriy Shevchenkon të shënoj katër gola në fitoren e Milanit ndaj Fenerbahces në Stamboll, ndërsa në San Siro, Inter mundi Artmedia Bratislavan. /Telegrafi/

Exit mobile version