Transferimi i Neymarit te Paris Saint-Germaini është çështje orësh.
Klubi nga Parisi pritet të paguajë klauzolën e lojtarit te Barcelona në vlerë 222 milionë euro.
Francezët me këto para mund të blinin Romelu Lukakun, Alvaro Morata dhe Alexandre Lacazette.
Treshja e lart përmendur deri më tani mbajnë pozitat e parë për transferimet më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar veror.
Lukaku u transferua nga Evertoni te Manchester Unitedi për 85 milionë euro:
Morata nga Real Madridi te Chelsea për 80 milionë euro:
Lacazette nga Lyoni te Arsenali për 60 milionë euro:
Të tre së bashku kushtojnë 225 milionë euro, pra tre milionë më shumë se Neymar i vetëm. Por, tre milionë për PSG-në janë një pikë ujë në oqean. /Telegrafi/