Site icon Telegrafi

Pagat e të gjithë trajnerëve në Serie A – Allegri e Mourinho pa befasi, Pioli merr shumë pak

Max Allegri dhe Jose Mourinho janë trajnerët me përfitime më të mëdha në Serie A këtë sezon, me pothuajse dyfishin e pagës së Simone Inzaghit në Inter dhe me pagën e vogël të Stefano Piolit në Milan.

Calcio e Finanza shkraun se Juventus dhe Roma të dy paguajnë trajnerët e tyre rreth 7 milionë euro neto për sezon.

Të dy fitojnë shumë më shumë se trajnerët e tjera në Serie A këtë sezon, pasi Inzaghi është në vendin e tretë në Inter me 4 milionë euro.

Maurizio Sarri te Lazio dhe Luciano Spalletti i Napolit marrin të dy nga 3 milionë euro në sezon.

Gian Piero Gasperini merr 2.2 milionë euro nga Atalanta, ndërsa Stefano Pioli i Milanit fiton po aq sa Sinisa Mihajlovic i Bolognas dhe Ivan Juric i Torinos me 2 milionë euro neto.

Top 10 është përmbyllur nga Vincenzo Italiano te Fiorentina me 1.2 milionë euro.

Walter Mazzarri merr 1 milion euro te Cagliari, Davide Ballardini 0,9 milion te Genoan, Alessio Dionisi 0,85 milion te Sassuolo, Roberto D’Aversa merr 0,75 milion te Sampdoria dhe Thiago Motta 0,7 milion te Spezia.

Luca Gotti fiton vetëm 600,000 neto në sezon te Udinese, ndërsa Paolo Zanetti në Venezia dhe Aurelio Andreazzoli i Empolit fitojnë nga 500,000 euro.

Nuk ka ende shifra për Igor Tudor dhe Stefano Colantuono, të cilët u punësuan nga Verona dhe Salernitana pasi sezoni kishte filluar. /Telegrafi/

Exit mobile version