Telegrafi

Pa kaluar 24 orë, “Bye Bye” nga Tayna dhe Dafina kalon një milion shikime

(Foto: Screenshot/YouTube/Friends Entertainment)

Të dielën është lansuar videoklipi i këngës “Bye Bye” që është një bashkëpunim i dy këngëtareve shumë të suksesshme, Tayna dhe Dafina.

Videoja muzikore e kësaj kënge u shoqërua edhe me disa skena mjaft të nxehta, në të cilat shfaqeshin dy protagonistet.

Ndërsa akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi, është bërë e qartë se ky do të jetë një prej hiteve kryesore të kësaj vere, duke qenë se videoklipi tashmë është shikuar mbi një milion herë në YouTube.

Tekstin e këngës “Bye Bye” e ka shkruar Tayna, ndërsa për melodinë reperja është kujdesur së bashku me Dafinën.

Lexo po ashtu Tayna dhe Dafina publikojnë këngën e re “Bye Bye”, shfaqen tejet provokuese në klip

Producenti i njohur, Cricket, qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën e pjesës së parë, derisa pjesa e dytë mban firmën e Jacob Lethal.

Masterizimin e ka bërë Lorenc Aliaj, kurse videoja muzikore është xhiruar me regji të Alban Selimajt. /Telegrafi/