Telegrafi

Opsionet për sulmin e Juves: Refuzohet shkëmbimi Kean-Muriel, Allegri nuk e do Icardin

(Foto: Juventus FC/Twitter)

Juventusi është përpjekur ta ofrojë Moise Kean si shkëmbim me Luis Muriel, por është refuzuar nga Atalanta, në ndërkohë raportohet se Zonja e Vjetër e ka refuzuar arritjen e Mauro Icardit nga Paris Saint-Germaini.

Memphis Depay mbetet opsioni i parë i Bianconerëve dhe lojtari po përpiqet ta ndërpresë kontratën me Barcelonën dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin italian nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

Megjithatë, Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport njoftojnë se Juve është duke i shqyrtuar edhe opsionet tjera, sidomos që Kean është i dënuar për vonesë.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Është raportuar se bardhezinjtë e kanë ofruar sulmuesin e vet te Atalanta në shkëmbim me Muriel, por propopzimi është refuzuar menjëherë nga ekipi nga Bergamo.

Një opsion tjetër ishte ish-sulmuesi i Interit dhe Sampdorias, Mauro Icardi, por Bianconerët e kanë njoftuar PSG-në se nuk janë të interesuar për argjentinasin.

Për më shumë, Sky Sport Italia ka raportuar mbrëmjen e sotme (e enjte) se Juve mund të tentojë ta rrëmbejë Giovanni Simeonen nga Napoli, pasi Hellas Verona dëshiron ta lejojë largimin e tij në formë huazimi pre tre milionë euro me opsion blerjeje për 12 milionë të tjera. /Telegrafi/