Telegrafi

Nominimet për trajnerin e vitit, spikasin ‘timonierët’ e kombëtareve që shkëlqyen në Kampionatin Botëror

‘FIFA trajneri më i mirë i vitit’ edhe këtë vit pritet të ketë konkurrencë të fortë, ndërsa për dallim nga vitet e shkuara, kandidatë seriozë shihen edhe trajnerët e kombëtarëve.

Kur jemi te kombëtaret në listën prej 10 vetash ka arritur të futet edhe trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ zuri vendin e katërt në Kampionatin Botëror që u mbyll para disa ditësh.

Pep Guardiola është në listë pas dominimit me Manchester Cityn në Ligën  Premier edhe Zinedine Zidane me Real Madrid’in si fitues i Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane (Getty Images)

Zlatko Dalic dhe Didier Deschamps, që e ndanë finalen janë në listë dhe shihen si kandidatë seriozë.

Didier Deschamps gjatë festës (Foto: Getty Images)

Stanislav Cherchesov i Rusisë dhe Roberto Martinez i Belgjikës, po ashtu janë në listën e ngushtë.

Massimiliano Allegri i  Juventusit, Jurgen Kloppi i Liverpoolit, Ernesto Valverde i Barcelonës dhe Diego Simeone i Atletico Madridit e mbyllin listën.

FIFA do ta mbajë mbrëmjen gala që njihet si ‘Best Football Awards’ me 24 shtator në Londër, ku do të dihet edhe fituesi. /Telegrafi/  


Nominimet: Massimiliano Allegri (Juventus), Stanislav Cherchesov (Russia), Zlatko Dalic (Croatia), Didier Deschamps (France), Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool), Roberto Martinez (Belgium), Diego Simeone (Atletico Madrid), Gareth Southgate (England), Ernesto Valverde (Barcelona), Zinedine Zidane (Real Madrid).