Telegrafi

Një emër i ri në mesin  e 100 milionësheve – Antony futet te emrat si Ronaldo, Pogba e Neymar

Antony nga Ajax te Manchester United është transferimi i sotëm që bëri bujë, pasi për brazilianin janë paguar 100 milionë euro.

Braziliani aktualisht është blerja më e madhe në këtë verë nga një klub. Antony ka kushtuar 100 milionë euro për kalimin e tij nga Ajax te Manchester United.

Lexo po ashtu Zyrtare: Antony i bashkohet Unitedit

Ai futet në mesin e emrave si Gareth Bale dhe Paul Pogba, që kanë kushtuar afër këtij çmimi.

Dy më të shtrenjtit mbeten Kylian Mbappe që kushtoi 180 milionë euro për kalimin e tij nga Monaco te PSG dhe Neymar që nënshkroi për 222 milionë euro nga Barcelona te PSG.


13º. Antony: 100 milionë euro – Nga Ajax te Manchester United

12º. Gareth Bale: 100 milionë euro – Nga Tottenham te Real Madrid

11º Paul Pogba: 113 milionë euro – Nga Juventus te Manchester United

10º. Romelu Lukaku: 113 milionë euro – Nga Inter te Chelsea

9º. Eden Hazard: 115 milionë euro – Nga Chelsea te Real Madrid

8º. Cristiano Ronaldo: 117 milionë euro – Nga Real Madrid te Juventus

7º. Jack Grealish: 117,5 milionë euro  – Nga Aston Villa te Manchester City

6º. Antoine Griezmann: 120 milionë euro – Nga Atletico Madrid te Barcelona

5º. Joao Felix: 127,2 milionë euro  – Nga Benfica te Atletico Madrid

4º. Coutinho: 135 milionë euro – Nga Liverpool te Barcelona

3º. Ousmane Dembele: 140 milionë euro – Nga Borussia Dortmund te Barcelona

2º. Kylian Mbappe: 180 milionë euro – Monaco te PSG

1º. Neymar: 222 milionë euro – Nga Barcelona te PSG


/Telegrafi/