Site icon Telegrafi

Nga Rice te Caicedo dhe Bellingham – Formacioni me transferimet më të shtrenjta këtë verë

Afati kalimtar i verës nuk ka përfunduar ende, por shumë blerje të mëdha janë kompletuar deri më tani.

Vera e këtij viti ka qenë e çmendur për disa klube, të cilat kanë shpenzuar shifra të mëdha për transferimin e objektivave të tyre.

Por, cilët janë lojtarët më të shtrenjtë në secilën pozitë të transferuar deri tani këtë verë, sipas vlerave në faqen e specializuar Transfermarkt?

Lexo po ashtu Dhjetë klubet me shpenzimet neto më të mëdha këtë sezon, shumë befasi në listë

Portieri më i shtrenjtë është Andre Onana, i cili i ka kushtuar Manchester Unitedit plot 52.5 milionë euro për t’u blerë nga Interi.

Mbrojtja formohet nga Pedro Porro (Tottenham) me vlerë 40 milionë euro, Kim Min-jae (Bayern Munich) 50 milionë euro, Josko Gvardiol (Man City) 90 milionë euro dhe Lucas Hernandez nga Bayern Munich te Paris Saint-Germain për 45 milionë euro.

Mesfusha është reparti ku klubet kanë shpenzuar më shumë, me Declan Rice që i ka kushtuar Arsenalit 116.6 milionë euro, Moises Caicedo që i ka kushtuar Chelsea 116 milionë euro dhe Jude Bellingham që është paguar 103 milionë euro nga Real Madridi.

Sulmuesi më i shtrenjtë këtë afat kalimtar ka qenë Harry Kane (Bayern Munich) me 100 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Neymar, i cili është paguar 90 milionë euro nga Al Hilal dhe Jeremy Doku nga City 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version