Telegrafi

Nga i pari te Sportingi deri te Al Nassr, del video me të gjithë golat e Ronaldos në karrierë – Duhet t’i keni 3 orë kohë për t’i parë

Një nga futbollistët më të mirë në histori, Cristiano Ronaldo, festoi dje 39-vjetorin e lindjes dhe fakti që ju duhen tre orë për të rishikuar të gjithë golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij flet shumë për atë se çfarë lojtari është ai.

Ronaldo e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2002 dhe gjatë karrierës së tij 22-vjeçare plot suksese, ai shënoi deri në 873 gola dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Gjatë karrierës së tij, e cila është ende në vazhdim, Ronaldo luajti për Sporting Lisbonë,  Manchester United, Real Madrid dhe Juventus para se të transferohet në Lindjen e Mesme ku është pjesë e Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite.

Lexo po ashtu Rrëfimi i dështimit më të madh të Realit: Jam më i talentuar se Ronaldo, por jo se Messi, ky është trajneri që kërkonte çdo ditë nga unë diçka

39-vjeçari shënoi më së shumti gola në fanellën e Realit, deri në 450. Për Manchester United 145, për Juventus 101, për Al-Nassr 44 dhe për Sportingun 5.

Ai shënoi 128 gola për Portugalinë dhe është rekordmeni botëror në kategorinë e golashënuesve të kombëtares.

Të gjitha golat gjatë videos gati tre orëshe mund t’i shikoni në përmbledhjen e bërë nga përdoruesi i X, ‘TotalCristiano’. /Telegrafi/