Interi është një nga klubet më të trofeshëm në Itali dhe ka pasur disa superyje absolute që kanë veshur fanellën e famshme të Nerazzurrëve gjatë historisë së tyre të lavdishme.
Disa nga këta yje erdhën përmes akademisë së të rinjve të klubit, por më shpesh Interi shpenzonte para për të nënshkruar lojtarë nga klubet tjera.
Kishte lojtarë si Ronaldo dhe Christian Vieri që erdhën në stadiumin Giuseppe Meazza në vitet 1990 me tarifa të mëdha transferimi dhe kjo prirje vazhdoi në shekullin e 21-të.
Vetëm mendoni Hernan Crespo, Zlatan Ibrahimovic, Wesley Sneijder dhe shumë të tjerë!
Por, kush është lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Interi?
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku mban primatin me blerjen e tij nga Manchester Unitedi, ndërsa pas tij vjen Vieiri dhe Achraf Hakimi.
10 blerjet më të shtrenjta në histori të Interit
10.Alessandro Bastoni | 31 milionë euro nga Atalanta në vitin 2017
9.Nicolo Barella | 32.5 milionë euro nga Cagliari në vitin 2020
8.Milan Skriniar | 34 milionë euro nga Sampdoria në vitin 2017
7.Geoffrey Kondogbia | 36 milionë euro nga Monaco në vitin 2015
6.Radja Nainggolan | 38 milionë euro nga Roma në vitin 2018
5.Hernan Crespo | 40 milionë euro nga Lazio në vitin 2002
4.Joao Mario | 41 milionë eruo nga Sporting CP në vitin 2016
3.Achraf Hakimi | 43 milionë euro nga Real Madridi në vitin 2020
2.Christian Vieri | 46.48 milionë euro nga Lazio në vitin 1999
1.Romelu Lukaku | 80 milionë euro nga Manchester United në vitin 2019
/Telegrafi/