Site icon Telegrafi

Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen

Njëri nga agjentët më të famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

Lajmin për vdekjen e tij e dha familja Raiola, pasi agjenti i famshëm po vuante nga një sëmundje prej disa muajve ku po trajtohej në Milano.

Raiola u largua nga kjo botë në moshën 54-vjeçare, derisa emri i tij do të mbahet gjatë në mendjen e tifozëve të futbollit, por edhe të klubeve.

Agjenti italo-holandez ka pasur nën menaxhim të tij dhjetëra futbollistë të famshëm, ku të gjitha klubet që kanë punuar me të e kanë konsideruar si shumë të vështirë për të gjetur gjuhë të përbashkët.

Raiola është njohur si një agjent që ka kërkuar maksimumin për futbollistët e tij dhe jo rastësisht futbollistët që ishin nën kontratë me të janë ndër më të paguarit në botë.

Megjithatë shumë pyetje ka pasur nga tifozët e futbollit se çfarë do të ndodhë tani me futbollistët që ishin nën menaxhimin e Minos pas vdekjes së tij.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se të gjithë futbollistët do t’i mbeten besnik agjensionit të Raiolas.

Përveç të ndjerit Mino, në këtë agjension me futbollistët ka punuar edhe kushëriri i tij Vincenzo Raiola, ku tani e gjithë barra do të jetë mbi supet e tij.

Nga Zlatan Ibrahimovic te Erling Haaland, Mario Balotelli, Gianluiggi Donnarumma, Marco Verratti, Matthijs de Ligt, Paul Pogba, Denzel Dumfries, Ryan Gavanberch, Stefan de Vrij e të tjerë futbollistë i kanë premtuar besnikëri agjensionit dhe do të vazhdojnë të mbetën aty.

Raiola kishte nën menaxhim 71 futbollistë dhe dy trajnerë si Arne Slot i Feyenoord dhe Martin Jol, që për momentin është drejtor teknik tek skuadra holandeze Add Den Haag.

Raiola më parë ka pasur edhe emra të tjerë nën menaxhim që i kanë dhënë fund futbollit si Dennis Berkamp, Pavel Nedved, Maxwell, Ignazio Abate apo Robinho.

Lexo po ashtu Mino Raiola ka ndërruar jetë – ai kishte nën menaxhim disa nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit

Të gjithë futbollistët që ai kishte nën menaxhim reaguan në rrjetet sociale në momentin që u kumtua lajmi për vdekjen e tij.

Raiola u largua nga kjo botë, por mbiemri i tij do të vazhdojë të jetë prezent në botën e futbollit dhe kushëriri i tij Vincenzo tani synon të ndërtojë një emër po aq të respektueshëm sa Mino. /Telegrafi/ 

Exit mobile version