Site icon Telegrafi

Neymar u ofrohet top pesë klubeve – njëra ndër to është padyshim befasi e madhe

Neymar mund të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, me kampionët e Ligue 1 që thuhet se e kanë ofruar tashmë atë te disa klube.

Pavarësisht se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, është e drejtë të thuhet se braziliani nuk i ka përmbushur gjithmonë pritjet, veçanërisht që kur u transferua te PSG.

Sulmuesi brazilian i kushtoi gjigantëve të Ligue 1, 222 milionë euro në vitin 2017 dhe deri më tani numri më i madh i paraqitjeve që ai ka bërë në një sezon është vetëm 31 dhe në dy sezone ai ka luajtur më pak se gjysmën e ndeshjeve të ligës.

Lexo po ashtu Projektohet rikthimi i bujshëm, PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit

Ardhja e Lionel Messit verën e kaluar po e lë nën hijen e mikut të tij të mirë, hija e të cilit u transferua në Paris – pasi e kishte edhe te Barcelona, ndërsa Kylian Mbappe është bërë ylli i Parc des Princes.

Mbappe nënshkroi një marrëveshje të re muajin e kaluar me klubin, në vend të lëvizjes së tij të pritshme te Real Madridi, dhe sipas raportimeve një premtim që iu bë lojtarit ishte se Neymar do të largohej.

Tani, sipas Footmercato, 30-vjeçari i është ofruar Juventusit, me Max Allegrin që e konsideron seriozisht sulmuesin si një opsion.

Lexo po ashtu PSG ia ofroi, Juventusi i interesuar për të transferuar Neymarin

Eksperti i Juventusit, Luca Momblano, ka pohuar gjithashtu se ylli brazilian i është ofruar gjigantëve të Serisë A, të cilët po kërkojnë të kthehen në majë të futbollit italian dhe atë evropian, në formë huazimi.

Nuk do të jetë një marrëveshje e lehtë për t’u bërë, për askënd, me skuadrën aktuale të lojtarit që nuk ka gjasa ta lërë atë të shkojë shumë lirë dhe me pagat e tij gjithashtu të përfshihen.

Përkundër faktit se ai nuk do të jetë i lirë, raportimet e mëparshme kanë pohuar se Neymar mund të jetë në dispozicion për 85 milionë euro, gjë që do t’i bënte parisienët të kenë një humbje të madhe.

Lexo po ashtu Newcastle syonon ta ‘dridh’ botën e futbollit me transferimin e Neymarit – kontratë e majme

Një nga skuadrat e pakta që mund të përballonte Neymarin dhe pagat e tij, janë Newcastle United, pasi skuadra e Ligës Premier u ble nga pronarët e Arabisë Saudite vitin e kaluar.

Magpies janë lidhur me yllin e PSG-së, megjithëse do të ishte një ndryshim i madh drejtimi nga transferimet që ata kanë përfunduar deri më tani, dhe të tjera me të cilat janë lidhur së fundmi.

Ai po ashtu i është ofruar edhe Barcelonës, Manchester Cityt dhe Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version