Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.
Sulmuesi brazilian është transferuar te gjiganti anglez në verën e vitit 2015 nga Hoffenheim për 41 milionë euro dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për The Reds.
Por kur i kanë mbetur edhe gjashtë muaj kontratë, Firmino ka bërë të qartë se do të largohet nga Anfield.
Reprezentuesi brazilian dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij dhe opsionet për të nuk mungojnë.
Dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona e duan atë, derisa interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane Inter dhe Juventus.
31-vjeçari ka oferta edhe nga Al-Nasr në Arabinë Saudite apo disa skuadra amerikane. /Telegrafi/