Telegrafi

‘Ndeshja e paqes”, Ronaldinho fiton ndaj Maradonas (Foto/Video)

‘Ndeshja e paqes’ ka përfunduar me rezultat 4-3 për skuadrën me fanella të bardha.

Ekipi i kaltër (ana e majtë) dhe ekipi i bardhë (ana e djathtë), në foto keni lojtarët pjesëmarrës në këtë takim për të dy skuadrat.

Në pjesën e parë skuadra me fanella kaltra kaluan në epërsi me golin e Antonio Di Natales në minutën e dytë.

Pas tre minutash barazoi Kanoute pas një asistimi të bukur nga Ronaldinho.

Lexo po ashtu Maradona e tepron, kacafytet dhe e ofendon Veronin në ‘Ndeshjen e paqes’ (Foto/Video)

Epërsia e re për blutë shpejtë pas një goli të bukur nga Francesco Totti jashtë zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-2 fal golit të Bojan Krkic, i cili iu kthye golave në Olimpico.

Në pjesën e dytë me inkuadrimin e një kampioni si Rui Costa, të bardhët kaluan në epërsi në 3-2 me golin e Crespos, por rezultati u barazua edhe një herë nga blutë, këtë herë shënoi argjentinasi tjetër, Nicolas Burdisso.

Goli i fitores për të bardhët erdhi nga Cavenaghi. /Telegrafi/