Telegrafi

Ndeshja bamirëse e mbushur me yje mes ekipit të Ronaldinhos dhe atij të Roberto Carlos ishte një spektakël në vete

Ronaldinho dhe Roberto Carlos zhvilluan mëngjesin e sotëm (e diel) një nga lojërat bamirëse më të mbushura me yje në histori të futbollit.

Stadiumi DRV PNK, shtëpia e skuadrës së David Beckham në MLS, Inter Miami, ishte mikpritëse e një festivali absolut të golave ​​që përfshinte emra të mëdhenj nga e kaluara dhe e tashmja.

Ronaldinho kishte formuar një skuadër dhe luante ndaj skuadrës së formuar nga ish-bashkëlojtari i tij te Brazilit, Carlos.

Legjenda e Barcelonës kishte në skuadër emra Rene Higuita, Rafa Marquez dhe Patrick Kluivert, por gjithashtu ishte edhe lojtarë aktualë si Paul Pogba, Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Vinicius Jr.

Ekipi i Ronaldinhos

Në anën tjetër edhe Carlos kishte mbledhur mjaftueshëm yje nga e kaluara, por edhe e tashmja në futboll.

Në ekipin e tij ishin bashkatdhetarët Cafu dhe Rivaldo, ndërsa Carlos kishte edhe emra si Alphonso Davies, Eder Militao, Radamel Falcao, Arturo Vidal dhe Nani.

Ekipi i Carlosit

E quajtur me vend ‘The Beautiful Game’ nga R10 & RC3, ndeshja prodhoi plot 22 gola dhe disa momente të shkëlqyeshme shkaku i driblimeve dhe shakave.

Ronaldinho hapi rezultatin shtatë minuta nga fillimi, por ishte skuadra e Carlos që kryesoi me rezultat 8-5 në pjesën e parë.

Yjet e Sambas të së shkuarës dhe të së tashmes u lidhën në mënyrë të shkëlqyer teksa Ronaldinho dha një asistim për Vinicius Jr, i cili festoi duke performuar vallëzimin e idhullit të tij.

 

Vinicius Jr drejtoi shfaqjen dhe ndërroi skuadrën në pjesën e parë për të luajtur për ekipin e Carlosit, duke gjetur rrjetën për të dyja skuadrat.

Rivaldo, Cafu dhe Dybala ishin gjithashtu shënues dhe megjithatë golashënuesi më befasues ishte Steve Nash, ikona e NBA dhe trajneri aktual i Brooklyn Nets.

Në fund, Carlos dhe ekipi i tij dolën fitimtarë me një fitore 12-10. /Telegrafi/