Napoli fitoi trofeun e tyre të gjashtë Coppa Italia, duke barazuar Fiorentinën në vendin e pestë në grafikët e të gjitha kohërave, në finalen e parë të gjuajtjes së penalltive që nga viti 2009.
Ndeshja përfundoi 0-0 pas 90 minutave kundër Juventusit dhe pas ndryshimin të formatit, dy skuadrat shkuan direkt në penallti, pasi koha shtesë është eliminuar.
Coppa Italia nuk ishte vendosur nga penalltitë që nga viti 2009, kur Lazio arriti të mposht rivalët e Sampdorias në atë kohë.
Ky është suksesi i gjashtë për Napolin, i cili kap Fiorentinën në vendin e pestë, duke lënë pas Milanin dhe Torinon me nga pesë trofe.
Juventusi mbetet ekipi më i suksesshëm në historinë e turneut me 13 trofe të fituar, megjithëse tani ata kanë humbur edhe gjashtë finale.
Roma ka nëntë tituj të Coppa Italia, e ndjekur nga Interi dhe Lazio me nga shtatë secili.
Fituesit e Coppa Italia
Juventus – 13 trofe
Roma – 9 trofe
Inter – 7 trofe
Lazio – 7 trofe
Fiorentina – 6 trofe
Napoli – 6 trofe
AC Milan – 5 trofe
Torino – 5 trofe
Sampdoria – 4 trofe
Parma – 3 trofe
Bologna – 2 trofe
Atalanta – 1 trofe
Genoa – 1 trofe
Venezia – 1 trofe
Vado – 1 trofe
Vicenza – 1 trofe
/Telegrafi/