Incidenti në ceremoninë e 94 të çmimeve Oscar është diçka për të cilën do të flitet gjatë, dhe megjithëse Will Smith i kërkoi falje publike Akademisë pasi fitoi statujën e parë në karrierë, është shtruar çështja nëse aktori do të duhet të dorëzojë çmimin e tij.
Reagimet për incidentin në Academy Awards kanë qenë kryesisht të ndara, me shumë që ranë dakord se aktori ishte nxituar kur pas një shakaje të papërshtatshme për flokët e gruas së tij, Jada Pinkett Smith, doli në skenë dhe goditi komikun Chris Rock.
Smith, i cili më vonë fitoi Oscarin e parë në karrierë në kategorinë ‘Aktori më i mirë’, qëndroi para publikut dhe shpërtheu në lot duke kërkuar falje për incidentin. Megjithatë, dihet se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka udhëzime strikte në kodin e saj të sjelljes dhe se është e diskutueshme nëse statuja do të mbetet në duart e tij.
The Full Uncensored video of Will Smith’s altercation with Chris Rock at the #Oscars pic.twitter.com/cGQ3plSEiz
— Movies (@moreoffilms) March 28, 2022
Tani për tani ata kanë postuar në llogarinë e zyrtare në Twitter këtë postim: “Akademia nuk pranon asnjë lloj dhune. Sonte jemi të lumtur të festojmë fituesit e edicionit të 94 të Oscars, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”.
The Academy does not condone violence of any form.
Tonight we are delighted to celebrate our 94th Academy Awards winners, who deserve this moment of recognition from their peers and movie lovers around the world.
— The Academy (@TheAcademy) March 28, 2022
Në pyetjen se çfarë mund të ndodhë më pas, përgjigja mund të fshihet në kodin e mirënjohur të sjelljes së Akademisë, të përditësuar në dhjetor të vitti 2017, si pasojë e skandaleve seksuale mbërthyen industrinë filmike dhe lëvizjes ‘Me Too’. Kodi i standardeve u kërkon anëtarëve të sillen në mënyrë etike dhe të mbështesin “vlerat e akademisë së respektit për dinjitetin njerëzor, përfshirjen dhe një mjedis mbështetës që nxit krijimtarinë”.
Kodi thotë se Akademia është “kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi” dhe përcakton se nuk ka vend për “njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin ose ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e mirësjelljes”.
Sipas kodit, bordi i Akademisë mund të pezullojë ose përjashtojë ata që shkelin kodin e sjelljes ose që “komprometojnë integritetin” e Akademisë.
Will Smith’s Oscar acceptance speech about protecting people and loving people is worth the listen. pic.twitter.com/V9JAGknctQ
— Robert Griffin III (@RGIII) March 28, 2022
“Në Akademi nuk ka vend për njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin ose ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e njohura të mirësjelljes. Akademia kundërshton kategorikisht çdo formë abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi bazuar në gjini, orientim seksual, racë, përkatësi etnike, paaftësi, moshë, fe ose kombësi. Bordi i Administrimit beson se këto standarde janë kyçe për misionin e Akademisë dhe pasqyrojnë vlerat tona”, është shprehur drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Dawn Hudson.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë që Akademia i kushton ruajtjes së vlerave të respektimit të dinjitetit njerëzor, përfshirjes dhe mbështetjes.
Nga ana tjetër, sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit, Chris Rock refuzoi të bënte një ankesë kundër Smith, por opsioni që komiku të ndryshojë mendje mbeti i hapur.
“Hetuesit e LAPD janë në dijeni të një incidenti midis dy personave gjatë ceremonisë së Oscar. Një person e goditi një tjetër me shuplakë gjatë incident. Personi i përfshirë refuzoi të dorëzonte një raport në polici. Nëse pala e përfshirë dëshiron një raport policie më vonë, LAPD do të jetë në dispozicion të plotësojë raportin hetimor”, kanë thënë autoritetet.
Një burim i rangut të lartë hollivudian ka thënë për New Tork Post: “Nuk mendoj se Smith do të dëshironte të kthente Oscarin e tij, por do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ishte në thelb një sulm. Të gjithë të pranishmit ishin të shokuar. Ishte shumë e pakëndshme”. /Telegrafi/