Telegrafi

Montella, Dzeko e Cuadrado në negociata me Fenerbahcen

(Foto: Getty Images)

Agjenti që i përfaqëson edhe Edin Dzekon edhe Vincenzo Montellan ndodhet në Stamboll për të biseduar me Fenerbahcen për arritjen e një marrëveshjeje potenciale.

Eksperti i transferimeve te Sportitalia, Alfredo Pedulla, ka njoftuar se Alessandro Lucci ka arritur në Turqi për t’u takuar me drejtorët e klubit që interesohet edhe për anësorin e Juventusit, Juan Cuadrado.

Edhe Montella edhe Dzeko janë lojtarë të lirë pasi u skadojnë kontratat, ashtu që mund të nisin një përvojë të re në Superligën turke.

Lexo po ashtu ‘Aeroplanino’ po e merr drejtimin e Fenerbahces, krahas Dzekos do edhe futbollistin e Juves

Njëherësh, edhe pse nuk është agjent i kolumbianit, Lucci mund të diskutojë edhe për transferimin e Cuadrados, të cilit po ashti i skadon kontrata më 30 qershor.

Juventusi i ka bërë ofertë për rinovim 35-vjeçarit, mirëpo pritet të shihet se cili do të jetë vendimin i tij. /Telegrafi/