Telegrafi

Monaco e gatshme ta shesë, ia cakton çmimin fenomenit Mbappe

Skuadra e njohur franceze, Monaco këtë vit ka befasuar të gjithë.

Bardh e kuqtë janë lider në Ligue 1, ndërsa synojnë ta eliminojnë Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Kjo formë e jashtëzakonshme e Monacos ka ardhur falë edhe talentit Kylian Mbappe.

Vetëm 18-vjeçar dhe Mbappe tani është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Roma dhe Milan janë dy ekipet që e duan yllin e ri francez në Serie A.

Mbappe duke festuar golin e shënuar ndaj Manchester Cityt

Ndërkohë në Angli fenomeni francez kërkohet nga Chelsea, Liverpool, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City.

Bayern Munich e Borussia Dortmund e dëshirojnë në Gjermani ashtu si Real Madrid, Atletico dhe Barcelona në Spanjë.

Monaco ka pranuar shitjen e lojtarit por i ka vënë një çmim tejet të lartë për tu larguar.

Skuadra nga principata kërkon së paku 60 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e saj.

Mbappe këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi/