Paulo Dybala mund të përfundojë duke qëndruar në Itali kur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Calciomercato raporton se Milani dhe Interi shpresojnë ta joshin atë nga Torino dhe janë të vendosur të luftojnë për nënshkrimin e tij këtë verë.
La Joya tashmë ka vendosur të largohet nga Zonja e Vjetër dhe për më shumë ndihet i tradhtuar nga klubi.
Fillimisht kishte arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën me një pagë rreth 11 milionë euro në sezon.
Mirëpo, Biankonerët ndryshuan mendim për marrëveshjen e tij, shkaku që lëndimet ishin tejet të pranishme.
Kështu, Juventusi i ka bërë të ditur Dybalas se nuk do të ketë kontratë të re për të dhe është i lirë të largohet.
Mediumi italian raporton se Rossonerët dhe Nerazzurët tashmë janë në kontakt me agjentin e tij dhe shpresojnë që sa më parë të realizojnë transferimin. /Telegrafi/