Lionel Messi nuk e zgjodhi veten dhe Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij më të mirë me pesë lojtarë, ndërsa aty ka përfshirë Eden Hazardin dhe fituesin e Kupës së Botës me Francën, Kylian Mbappe.
Ylli argjentinas ka bërë një zgjedhje formacioni me pesë lojtarë duke përjashtuar veten dhe Ronaldon, edhe pse mendon se ai dhe ylli i Juventusit janë akoma lojtarët më të mirë në botë.
Por, ai zgjodhi ish-shokun e tij të skuadrës Neymar dhe sulmuesin e Barçës, Luis Suarez , ndërsa bashkëkombësi i tij Sergio Aguero gjithashtu gjendet në ekipi.
Argjentinasi gjithashtu vlerësoi Hazardin dhe Mbappen – me të parin që fitoi një transferim te Real Madrid nga Chelsea në verën e vitit 2019.
Sidoqoftë, maestro i Barcelonës beson se ai dhe ylli i Juventusit nuk janë dorëzuar ende dhe janë lojtarët më të mirë në botë vetëm.
Messi gjithashtu tha se i pëlqente të garonte me Ronaldon në La Liga.
“Ishte bukur të kishim Cristiano Ronaldon në La Liga për shkak të prestigjit që i dha, megjithëse ishte e vështirë ta shihja atë të ngrejë tituj”.
“Por, duke përjashtuar atë dhe mua, lojtarët më të mirë në botë janë Mbappe, Neymar, Hazard, Suarez dhe Kun Aguero”, ka thënë Messi. /Telegrafi/