Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-4 në La Liga.
Ishte Lionel Messi lojtari i ndeshjes, argjentinasi shënoi tre gola dhe arriti të asistojë te goli i Luis Suarezit.
Kështu 31-vjeçari regjistroi het-trikun e 50-të në karrierë me Barçën (45) dhe Përfaqësuesen e Argjentinës (pesë).
https://www.youtube.com/watch?v=5ZVgc6DyB4A
Gjatë 50-të het-trikëve një herë arriti të shënojë pesë gola, ndërsa në pesë raste tjera nga katër gola.
Gjithsesi ylli i Barcelonës është ende një het-trik larg Cristiano Ronaldos.
34-vjeçari ka arritur të shënojë gjatë karrierës së tij 51 het-trikë, gjatë me Përfaqësuesen e Portugalisë, një me Manchester Unitedin dhe 44 me Real Madridin.
CR7 ende është një pritje të het-trikut te Juventusit, ndërsa vlen të theksohet se tashmë me Zonjën e Vjetër ka shënuar 21 gola në 33 ndeshje. /Telegrafi/
These two 🎯 pic.twitter.com/WqR0fFuVIN
— B/R Football (@brfootball) February 23, 2019