Lionel Messi ka lënë mënjanë rivalitetin e tij të ashpër me Cristiano Ronaldon duke sugjeruar se ai do të pasonte tek ai nëse ata do luanin në të njëjtën skuadër.
Kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës ka pasur një rivalitet të nxehtë në fushë me superyllin e Juventusit, Ronaldo.
Kur Messi u pyet nëse ai do të pasonte topin te superylli 35-vjeçar portugez nëse do luanin në një skuadër, ai pranoi se përfundimisht do ta bënte këtë.
“Në fund të fundit, besoj se po”, ka thënë Messi për gazetën spanjolle Mundo Deportivo.
Ronaldo, i cili mbushi 35 vjeç këtë muaj, ka qenë në formë të mirë të golave, duke arritur në kuotën e 24 golave në 29 paraqitjet këtë sezon.
Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në ligë për Juventus këtë sezon.
Në anën tjetër, Messi nuk ka arritur të shënojë në katër ndeshjet e tij të fundit. /Telegrafi/