Sulmuesi brazilian Neymar është afër largimit nga gjiganti spanjoll Barcelona.
Skuadra e madhe franceze, Paris Saint Germain flitet se ka pranuar të paguajë 222 milionë euro për transferimin e brazilianit në Paris.
E përditshmja spanjolle ‘Don Balon’, ka shkruar se Lionel Messi i ka dhënë një listë të lojtarëve drejtuesve katalunas për zëvendësimin e Neymarit.
Në krye të listës ndodhet sulmuesi i jashtëzakonshëm argjentinas, Paulo Dybala.
Anëtari i Juventusit mbetet favorit për të zëvendësuar Neymarin pasi është shok skuadre me Messin edhe tek Argjentina dhe numri 10 i Barcelonës e vlerëson shumë atë.
Ndërkohë emri i dytë është ai i sulmuesit të talentuar francez të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.
Klubi gjerman nuk dëshiron ta largojë atë por një ofertë prej 70 milionë euro mund t’ia ndryshojë mendjen Dortmundit.
Emri i tretë në listën e Messit është ai i bashkëkombësit të tij Angel Di Maria.
Di Maria mund t’i bashkohet Barcelonës në marrëveshjen për brazilianin Neymar nga PSG. /Telegrafi/